Sport

Sprinti final i Interit për Azpilicueta, arrihet marrëveshja me spanjollin

Cesar Azpilicueta po përgatitet të bëhet një lojtar i Interit. Mbrojtësi spanjoll me eksperiencë të madhe mbi supe, sipas “Gazzetta dello Sport”, i ka kërkuar klubit të Chelsea që të ndërpresë kontratën e tij që skadon në qershor të vitit 2024.

Pas këtij veprimi, spanjolli do të nënshkruajë një kontratë të paktën dyvjeçare me Interin. Në ditët në vijim ai do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore dhe do të hedhë firmën e tij mbi letrën e bardhë të kontratës.

Në synimet e Simone Inzaghit, i cili është dakord me drejtuesit për ardhjen e një lojtari me përvojë si ai, Azpilicueta do të zinte vendin e Milan Skriniar dhe do të alternohej me krahun e djathtë në të cilin ndodhet Darmian./h.ll/abcnews.al



#Sprinti #final #Interit #për #Azpilicueta #arrihet #marrëveshja #spanjollin

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button