Aktualitet

Meta i ka çmontuar nga brinjët dje prokurorët në sallën e gjyqit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në një konferencë për shtyp, deklaroi se “drejtësia është vendosur në shërbim të agjendës elektorale të Edi Ramës”.

“Edi Rama dhe banda e tij e Rilindjes, që ka vendosur nën kontroll absolut institucionet e drejtësisë, i ka kthyer në shtojca të bandës që veprojnë me regji dhe garantojnë pandëshkueshmërinë e Edi Ramës. Vendimi politik  për të lënë në arrest me burg, pa prova dhe fakte, Ilir Metën është qartësisht i diktuar nga mafia ndërkombëtare antishqiptare dhe i urdhëruar nga Edi Rama, që dëshmon rënien e shtetit ligjor dhe kapjen për fyti të drejtësisë, që është vendosur në shërbim të agjendës elektorale të Edi Ramës. Meta i ka çmontuar nga brinjët dje në sallën e gjyqit sepse ata nuk janë prokurorë, ata janë terroristë”, deklaroi Tedi Blushi.

“Qytetari i thjeshtë shqiptar është sot më i kërcënuar se kurrë. Pronat, liritë dhe të drejtat e tyre janë gjah i lehtë për mafien në pushtet dhe kjo vetëm sepse falë “Ramaformës” është kapur sistemi i drejtësisë. E vetmja alternativë për Partinë e Lirisë dhe qytetarët, përballë kësaj mafie, mbetet përballja dhëmbë për dhëmbë me narkoshtetin dhe kryebanditin Edi Rama”, shtoi Blushi.

/a.r

#Meta #çmontuar #nga #brinjët #dje #prokurorët #në #sallën #gjyqit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button