Aktualitet

Nis faza e dytë, Tirana “e dënuar” për fitore ndaj Laçit. Vllaznia pret Partizanin

Këtë fundjavë nis faza e dytë e Kategorisë Superiore me ndeshje interesante dhe përballje direkte mes ekipeve të mëdha.

Java e 10 do të ndahet në dy ditë. Të premten do të luhen tre takime. Gjithçka nis në orën 14:00, me Dinamo-Egnatia. Kampionët në fuqi presin në shtëpi “Nëndetësen blu” që duket se nën drejtimin e Ilir Dajës është transformuar totalisht. Ekipi i Tetovës nuk e ka më luksin për të lënë pikë, pasi diferneca nga shkodranët është vetëm një pikë, po aq sa me Partizanin kryesues. Në krahun tjetër, Dinamo do të kërkojë pikë për të konfirmuar kanditaturën për një vend mes 4 ekipeve më të mira.

Në po të njëjtin orar, Teuta udhëton në Ballsh përballë Bylisit. Durrsakët nën drejtimin e Edi Martinit kanë bërë mirë në fazën e parë dhe siç ka treguar disa herë tekniku shkodran në konferencë për shtyp, bregdetarët janë me objektiva të qarta për një vend në “Final 4”.

Në orën 17:00, Tirana këtë herë ka zgjedhur Korçën si shtëpinë e saj, ku do të presë skuadrën e Laçit. Bardheblutë nga Vlora tani udhëtojnë në juglindje të vendit për të nisur fazën e dytë të kampionatit. Pavarësisht kësaj, për bardheblutë nuk ka justifikime dhe do të bëjnë çmos për të marrë maksimumin.

Të shtunën janë programuar dhe dy takimet e mbetura. Elbasani pret në shtëpi Skënderbeun, ndërsa java mbyllet me supersfidën Vllaznia-Partizani, në orën 19:30, në “Loro Boriçi”.

/a.r

#Nis #faza #dytë #Tirana #dënuar #për #fitore #ndaj #Laçit #Vllaznia #pret #Partizanin
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button