Aktualitet
E “tradhtoi” makina, i riu shqiptar kapet me 14 kilogram kokainë

Një i ri shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi në makinë me të cilën udhëtonte iu gjetën 15 kilogram kokainë, me vlerë mbi 1 milionë euro.
Sipas mediave italiane 27-vjeçari shqiptar banues në Milano u ndal në autostradën A14 në Bolonja.
Arsyeja e ndalimit fillimisht ishte se mjeti Fiat Tipo me të cilin lëvizte 27-vjeçari shqiptar ishte denoncuar për një borxh tatimor prej 25 mijë eurosh.
Në momentin e ndalimit është vënë re nervozizëm te i riu shqiptar, kjo ka shtyrë agjentët që të ushtronin kontroll në makinë ku dhe kanë gjetur drogën.
Të riut shqiptar i janë vënë prangat menjëherë.
/a.r
#tradhtoi #makina #riu #shqiptar #kapet #kilogram #kokainë
Java News