Aktualitet
U kapën duke transportuar drogë, dy shqiptarët rrezikojnë dënim me burg në Belgjikë

Dy shqiptarë rrezikojnë të dënohen me 30 muaj burg dhe një gjobë prej 12 mijë euro, pasi janë kapur me 1 kg kokainë në Belgjikë.
Dy shqiptarët po lëviznin me shpejtësi, çka tërhoqi vëmendjen e policisë. Policia ndaloi dhe kontrolloi të dyshuarit, ku iu gjetë një qese me 1 kilogram kokainë nën një nga sediljet e makinës
“Automjeti i tyre ishte me shpejtësi 160 kilometra në orë dhe ndërronin vazhdimisht korsi”, tha policia.
Gjykimi do të vijojë me një vendim përfundimtar më 18 nëntor.
#kapën #duke #transportuar #drogë #shqiptarët #rrezikojnë #dënim #burg #në #Belgjikë
Java News