Aktualitet

Fotot/ Një ditë para protestës së opozitës, Veliaj mobilizon eurodeputetët të mbështesin Shqipërinë

Erion Veliaj mori pjesë sot në Samitin e Kryebashkiakëve Europianë, një mundësi të cilën ai duket se e ka shfrytëzuar për të zhvilluar edhe disa takime të rëndësishme me eurodeputetë, nga të cilët ka marrë edhe mbështetjen për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Veliaj u takua në Strasburg me Dario Nardellën, ish-kryebashkiakun e Firences, sot eurodeputet, i cili i shprehu mbështetjen kryebashkiakut të Tiranës se do të jetë një zë pro Shqipërisë në Parlametin Europian. Po ashtu, të njëjtën mbështetje Veliaj e ka siguruar edhe nga eurodeputetët Raphael Glucksmann dhe Antonio Decaro.

Kjo mbështetje vjen një ditë para protestës së lajmëruar nga opozita para Parlamentit Europian në Strasburg.

#Fotot #Një #ditë #para #protestës #së #opozitës #Veliaj #mobilizon #eurodeputetët #të #mbështesin #Shqipërinë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button