Aktualitet

VIDEO/ Italia “vidhet” në Europian ndaj Francës dhe teknologjia nuk “funksionon”, shpërthejnë mediat vendase: Skandal!

Europianin e U21, Italia e ka nisur me humbje ndaj Francës në një ndeshje që ka bërë një zhurmë të madhe, duke i mohuar italianëve një gol tepër të qartë.

Por jo vetëm ky gol, pasi Italisë gjyqtarët i mohuan edhe një penallti. Kjo përballje u hap me super golin e Kalimuendo, pasi me një finte të ëmbël e dërgoi topin në rrjetë.

Barazimi erdhi në minutën e 36-të, kur Pellegri dërgoi topin në portën e “gjelave”. Në pjesën e dytë, Franca shënon golin e avantazhit. Gjatë këtij intervali, Italia kishte plot shanse për gol dhe e gjetën në fund në shtesë, por gjyqtari në mënyrë të çuditshme nuk e akordoi gol goditjen me kokë të lojtarit të Interit, Bellanova. Çuditërisht, nuk funksionoi as teknologjia dhe kështu, mediat italiane kanë shpërthyer mëngjesin e sotëm me akuza.

“Skandal”, shkruan La Gazzetta. “Teknologjia nuk funksionin, Italia vidhet në Evropianin e të rinjve”, shton e përditshmja italiane. “Skandal në Evropian. Penallti e mohuar, gol i parregullt dhe gol fantazmë, arbitri në shok pa VAR”, shkruan Corriere dello Sport./ h.ll/abcnews.al



#VIDEO #Italia #vidhet #në #Europian #ndaj #Francës #dhe #teknologjia #nuk #funksionon #shpërthejnë #mediat #vendase #Skandal

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button