“Plas bomba” nga Kosova! Media takimin e Metës me Menduh Thaçin para arrestimit, dyshohet për një ‘pazar’ me Mickoskin

Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është arrestuar ditën e djeshme me urdhër të SPAK-ut. Kreu i Partisë së Lirisë u prangos nga Njësia Speciale afër një qendre tregtare në Tiranë.
Indeksonline ka mësuar ekskluzivisht se Meta para arrestimit kishte një “agjendë të ngjeshur” në Republikën e Kosovës.
Ai zhvilloi një takim me Menduh Thaçin, kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) në një hotel (emër i njohur për redaksinë) të Prevallës.
I pyetur nga Indeksonline rreth arrestimit dhe takimit me Metën, Thaçi hezitoi të fliste për këtë temë. “… se kisha komentu hiç, sepse është problem të komentohen proceset gjyqësore”, u shpreh shkurt ai.
Jozyrtarisht mësohet se ish-presidenti Meta bëri përpjekje që Menduh Thaçin ta bashkojë në koalicion me VMRO-n.
Kujtjomë se Meta në muajin gusht ishte takuar me përfaqësuesit e VMRO-së në Shën Naum. Pjesë e takimit ishte njëkohësisht liderin e VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski.
Në foto kanë pozuar edhe ministri i transporteve Aleksandar Nikoloski dhe ministri i Mbrojtjes Vlado Misajlovski. Meta shkruan se u diskuta për rëndësinë e ndërtimit të Korridorit 8 ndër të tjera./Indeksonline
#Plas #bomba #nga #Kosova #Media #takimin #Metës #Menduh #Thaçin #para #arrestimit #dyshohet #për #një #pazar #Mickoskin
Java News