Aktualitet

Aksidenti me fatalitet në Gjilan, arrestohet një burrë, dërgohet në mbajtje

Policia e Kosovës e ka arrestuar dje një burrë në Gjilan, pasi i njëjti ka qenë i përfshirë në një aksident trafiku në rrugën “Kamenicë”, në Gjilan.

Sipas policisë, njëri nga drejtuesit ka pësuar lëndime vdekjeprurëse, ndërsa lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i automjetit tjetër, i dyshuari mashkull kosovar i cili pas marrjes së ndihmës mjekësore është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Rr. Kamenicë, Gjilan / 21.10.2024 – 06:40. Raportohet për një aksident trafiku në mes dy automjeteve me drejtues meshkuj kosovarë, ku si pasojë njëri nga drejtuesit ka pësuar lëndime vdekjeprurëse, ndërsa lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i automjetit tjetër, i dyshuari mashkull kosovar i cili pas marrjes së ndihmës mjekësore është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.



#Aksidenti #fatalitet #në #Gjilan #arrestohet #një #burrë #dërgohet #në #mbajtje
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button