Sport
Fitoi duelin me francezin në fushën e lojës, Zhegrova merr dhuratën e bukur nga Kilian Mbapeja –

Edon Zhegrova ka marrë një dhuratë të bukur nga Kilian Mbapeja. Sulmuesi francez i ka dhuruar fanellën e tij të Realit të Madridit, së bashku me një dedikim të veçantë për lojtarin e Lilës.
“Për Edon Zhegrovën, miqësisht”, është shkruar nga Mbapeja, i cili gjithashtu ka hedhur edhe firmën e tij krahas numrit 9 në fanellë. Dy lojtarët u ndeshën së bashku për herë të fundit në Ligën e Kampionëve, në një duel që u fitua nga futbollisti shqiptar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
#Fitoi #duelin #francezin #në #fushën #lojës #Zhegrova #merr #dhuratën #bukur #nga #Kilian #Mbapeja
SportExpress