Aktualitet

Blushi: Shqiptarët nga 4 anët e botës do çohen për lirimin e Metës! Do ta shihni…

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, deklaroi të hënën se “populli shqiptar, patriotë nga të katra anët e botës”, do i japin përgjigje kryeministrit Edi Rama për arrestimin e presidentit të PL-së, Ilir Meta.

I paralajmëroj që nga ky moment e kanë  personale me gjithëshqiptarët, sepse kanë marrë përsipër një detyrë që vetëm kriminelët dhe banditët mund ta bëjnë.

Akti i sotëm nuk është gjë tjetër vetëm një shpallje lufte ndaj opozitës, që nga ky moment i ka dy drejtuesit e saj të ndaluar politikisht. Duke qenë një akt lufte, kalimi i çdo vije të kuqe do të marrë reagimin e popullit shqiptar, sigurisht edhe të patriotëve shqiptarë nga të katra anët e botës,” u shpreh Blushi.

Sekretari i Përgjithshëm e akuzoi SPAK si një organ të kapur nga qeveria. Prokurorët e Antikorrupsionit me ngritjen e tri akuzave ndaj Metës u bë shkak për ndalimin e shefit të PL-së.

Për fat të keq, të gjithë ata që mund të shpresonin te sukseset apo te suksesi i reformës në drejtësi sot besoj u bindën se në këtë vend nuk ka drejtësi. Kur ky akt kriminal në mes të ditës, para qindra qytetarëve, ndodh ndaj një presidenti republike, imagjinoni të dashur shqiptar se ç’do të ndodhë sot e në vijim me secilin prej jush. Kur me një personalitet që mbrohet edhe nga Garda e Republikës veprohet kështu, atëherë çdo shqiptar sot duhet të ndihet i kërcënuar,” shtoi Blushi.

Për sekretarin e PL-së, akuzat ndaj Metës nuk janë të mbështetura në prova, madje bazohen në dëshmi të pavërteta. Ai renditi disa nga betejat personale të Metës, duke aluduar se po goditej prej tyre.

Asnjë dëshmi të vërtetë që e implikon atë qoftë edhe një fije floku në aferë korruptive.

SPAK, strukturë terroriste, sepse arsyeja e vetme që Ilir meta është ndalur sot po i rendis si më poshtë: mbrojtja e interesit kombëtar, mbrojtja e çështjes së Kosovës, beteja e tij e jashtëzakonshme për mbrojtjen e çështjes së detit – jeni të vetëdijshëm se çfarë tradhtie ka bërë Edi Rama dhe Lulzim Basha. Këto dhe lufta e tij kundër internacionales dhe kundër surrogacisë dhe Sorosit.

Këta banditë që kanë ngritur dorën mbi presidentin e Partisë së Lirisë, ai grusht do u bjerë kokës!” përfundoi Blushi.

#Blushi #Shqiptarët #nga #anët #botës #çohen #për #lirimin #Metës #shihni..
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button