Aktualitet

VIDEO / Policia dërgon Metën në burgun 302, Blushi godet furgonin: Mbahu, je si Che Guevara!

Ilir Meta është nisur drejt Bllokut të Sigurinë te “Mine Peza”, qelitë pranë burgut 302, për të vijuar me procedurat e radhës, pasi iu vunë prangat me urdhër të SPAK.

Në momentin që ai ndodhej në furgon dhe po largohej nga Drejtoria e Policisë, Tedi Blushi dhe disa persona të tjerë i kanë rënë me dorë makinës për t’i treguar se janë aty, ndërsa ngrenë dhe dy gishtat.

Ne nje moment madje Blushi degjohet qe bertete: Che Gevara…

Ndërkohë nga ana tjetër Meta ka përshëndetur nga brenda furgonit duke bërë me duar shenjën e shqiponjës.

Kujtojmë se Meta u arrestua ditën e sotme me urdhër të SPAK, teksa mbi të rendojnë tre akuza, mosdeklarim pasurie, pastrim i produkteve dhe korrupsion.

/a.r

#VIDEO #Policia #dërgon #Metën #në #burgun #Blushi #godet #furgonin #Mbahu #Che #Guevara
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button