Kristjan Asllanit i ikën shansi i Champions League nga duart, por mund të ketë fatin e madh kundër Juventusit –
Kristjan Asllani është dëmtuar në stërvitjen e Interit pas kthimit nga Kombëtarja. Ngarkesa e shumtë që lojtari mori në dy takime dhe fakti që te zikaltërit ka pak minuta, ndikoi edhe në dëmtimin e këtij lojtari.
Por jo vetëm Asllani, te Interi ka lënë fushën e blertë kundër Romës edhe Calhangolu për shkak dëmtimi. Tani kjo skuadër ndodhet në një moment të pazakontë pasi gjendet pa Asllanin dhe Calhanoglu.
Sipas mediave italiane, të dy lojtarët e kanë humbur ndeshjen e Champions League në mesjavë ndaj Young Boys. Megjithatë Asllani do të rikthehet pas 6 ditësh për ndeshjen kundër Juventusit, ndërsa Calhanoglu është ende në dyshime për “Zonjën e Vjetër”. Nëse fati do t’i buzëqesh, ka gjasa që Asllani ta nis si titullar kundër Juventusit. /Sport Ekspres/
#Kristjan #Asllanit #ikën #shansi #Champions #League #nga #duart #por #mund #të #ketë #fatin #madh #kundër #Juventusit
SportExpress