Gjetjet e frikshme të serialit “The Simpsons”, si parashikuan zhdukjen e nëndetëses

Seriali i animuar “The Simpsons” ka bërë disa parashikime të sakta gjatë viteve të fundit, duke filluar nga tragjedia e 11 shtatorit, e deri te presidenca e Donald Trump. Por megjithatë, parashikimi më i frikshëm duket se është zhdukja e nëndetëses që do të eksploronte rrënojat e Titanikut.
Një operacion masiv kërkimi dhe shpëtimi u zhvillua ditët e fundit me shpresën për të gjetur nëndetësen e zhdukur përpara se të mbaronin rezervat me oksigjen.
Ndërsa situata tragjike ka tronditur miliona njerëz në të gjithë globin, duket sikur Simpsons e parashikoi atë në vitin 2006.
Në episodin klasik të serialit të animuar, Homer Simpson, i cili zbulon thesare nga deti, mban një fjalim rrëqethës rreth misionit të tyre nënujor përpara se të nisen në ekspeditën e tyre.
“Sot jam i mbushur me gëzim. Duke kërkuar thesar me babain tim të humbur. Ëndrra ime për secilin prej jush është që të gjeni lumturinë që ndjej sot,” thotë ai.

Homeri dhe babai i tij u nisën për misionin e tyre nënujor në oqeanin e thellë me një nëndetëse të vetme.
“Sot jam i mbushur me gëzim. Duke kërkuar thesar me babain tim të humbur. Ëndrra ime për secilin prej jush është që të gjeni lumturinë që ndjej sot,” thotë ai.Homeri dhe babai i tij u nisën për misionin e tyre nënujor në oqeanin e thellë me një nëndetëse të vetme.
