VIDEO/ Stadiumi oshëtin nga brohoritjet dhe duartrokitjet për Gavin, kthehet në fushë pas 11 muajve mes emocioneve dhe me shiritin e kapitenit në krahë

Momenti i shumëpritur për Gavin erdhi. Mesfushori spanjoll u rikthye në fushën e lojës pas plot 11 muajve mungesë. Dëmtimi tashmë është lënë pas dhe Hansi Flik do të ketë në dispozicion më tepër cilësi dhe teknikë për skuadrën e tij.
Gavi ka hyrë në fushë si zëvendësues në minutën e 83-të në përballjen kundër Sevijës, të cilën Barça e fitoi me shifrat e thella 5-1. Një çast mjaft emocionues për lojtarin 20-vjeçar, teksa stadiumi oshëtinte nga brohorimat e tifozëve. Këta të fundit u ngritën të gjithë në këmbë dhe po duartrokisnin, duke i uruar një mirëseardhje të ngrohtë futbollistit të tyre. Ndërkohë Pedri i ka dorëzuar shiritin e kapitenit në momentin që ka dalë jashtë fushës së lojës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Gavi makes his return after 11 months.#LALIGAHighlights pic.twitter.com/Ie7MNKj6Sx
— LALIGA English (@LaLigaEN) October 20, 2024
#VIDEO #Stadiumi #oshëtin #nga #brohoritjet #dhe #duartrokitjet #për #Gavin #kthehet #në #fushë #pas #muajve #mes #emocioneve #dhe #shiritin #kapitenit #në #krahë
SportExpress