Aktualitet

U “tradhtua” nga bisedat në SkyECC, si ia shpërbleu Jurgis Çyrbja “nderin” kriminelit që e futi në listën e sigurt për deputet? Pas vrasjes Jan Prengës…

Ish-deputeti i PS-së, Jurgis Çyrbja akuzohet se ka ndihmuar personazhin e krimit Altin Hajri, pasi ky i fundit u shpall në kërkim për rrëmbimin e zhdukjen e Jan Prengës.

Ndaj Jurgis Çyrbjas, i cili u arrestua mbrëmjen e së dielës (20 Tetor) në Durrës, SPAK ka ngritur akuzat për “Korrupsioni altiv në zgjedhje”, “Përkrahja e autorit të krimit”, si dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”.

Ish-deputeti i PS-së është “tradhtuar” nga bisedat në aplikacionin SkyEcc ku ka komunikuar me personazhin e njohur të botës së krimit dhe të arrestuarin e dytë, Ahmet Masha, ku këta dy të fundit e kanë ndihmuar të futet në listën e sigurtë për deputet në zgjedhjet parlamentare 2020.

#tradhtua #nga #bisedat #në #SkyECC #shpërbleu #Jurgis #Çyrbja #nderin #kriminelit #që #futi #në #listën #sigurt #për #deputet #Pas #vrasjes #Jan #Prengës
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button