VIDEO/ Keidi Bare shkakton penallti, Real Zaragoza humb mundësinë për të shkuar në vendin e dytë –

Real Zaragoza ka humbur në shtëpi me shifrat 1-2 kundër Almerias. Miqtë kaluan shumë shpejt në epërsi, teksa Luis Suarezi e dërgoi topin në rrjetë që në minutën e 8. Ndërhyrja e Keidi Bares shkaktoi një 11 metërsh për Almerian, i cili u shndërrua në gol nga Suarezi.
Kundërpërgjigja e Zaragozës erdhi shumë shpejt. Vetëm 5 minuta më vonë Azoni ktheu sërish baraspeshën. Megjithatë tre pikët në fund do të shkonin për Almerian. Luis Suarezi tundi rrjetën për herë të dytë në minutën e 67. Real Zaragoza humbi kështu me shifrat 1-2 dhe bashkë me ndeshjen humbi edhe mundësinë për t’u renditur e dyta në La Liga 2./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
??????? ?????? ???? ????? ????? ?????? #LALIGAHighlights | #????_??????_???????pic.twitter.com/USSH4SXwWE
— ???? ??????? (@UDAlmeria_Arab) October 20, 2024
#VIDEO #Keidi #Bare #shkakton #penallti #Real #Zaragoza #humb #mundësinë #për #të #shkuar #në #vendin #dytë
SportExpress