Aktualitet

Shtohen me 7% shtrimet në spitale, raporti: 12% më shumë pacientë në radioterapi

Numri i pacientëve që ka nevojë për trajtim spitalor ka ardhur në rritje në 5 vitet e fundit. Të dhënat e publikuar në raportin “Realizimi i treguesve të monitorimit financiar për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për 8-mujorin e vitit 2024” kanë nxjerr në pah se nga janari në gusht në spitalet publike janë shtruar më shumë se 215 mijë pacientë, shifër kjo 7% më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Sa i takon kostove, ato kanë kapur vlerën e 81,763 lekë/pacientë. Sipas analizës së ekspertëve, vërehet se rritje të numrit të pacientëve është shënuar tek sëmundjet tumorale dhe nefrologjike.

Numri i pacientëve të trajtuar me radioterapi në 2024 arriti në 20,125 , duke shënuar një rritje me 12% nga viti 2023. Pacientë të trajtuar me dializë u rritën me 3%. Referuar të dhënave konstatohet se shtrimet në kardiologji dhe kardiokirurgji, kanë rënë me 9% pas tendencës rritëse që pati në periudhën e pandemisë së Covid-19.

Rënie është shënuar edhe te pacientët e trajtuar në spitalet psikiatrike. Por mjekët pohojnë se për shkak të nivelit të lartë të ndotjes, mungesës të aktivitetit fizik dhe dëmeve të kequshqyerjes do të ketë tendencë rritëse për simptomat kardiake dhe neurologjike.

#Shtohen #shtrimet #në #spitale #raporti #më #shumë #pacientë #në #radioterapi
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button