Aktualitet
Aksident në aksin Korçë-Pogradec/Makina përplaset me motorin, lëndohet pasagjerja

Një aksident ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në aksin nacional Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Sovjan.
Sipas policisë në aksident janë përfshirë një mjet dhe një motor ndërsa ka marrë dëmtime të lehta pasagjerja e motorit.
Aktualisht po bëhen të gjitha verifikimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit, ndërsa pasagjerja ka marrë mjekimin e nevojshëm dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
#Aksident #në #aksin #KorçëPogradecMakina #përplaset #motorin #lëndohet #pasagjerja
Java News