Ishte larguar nga banesa, gjendet e pajetë në pyll e moshuara në Elbasan. Dyshohet se kishte rrëshkitur dhe…
ELBASAN
Një e moshuar që ishte denoncuar e zhdukur në Elbasan, është gjetur e pajetë pas kërkimeve në pyllin e fshatit Mjekës.
Policia deklaroi se pas kërkimeve intensive në terren, mëngjesin e sotëm, u gjet nga shërbimet e policisë, në pyllin e fshatit Mjekës, pa shenja jete shtetasja M. Q., 82 vjeçe. Nga deklarimet e familjarëve 82-vjeçarja dyshohet se vunate nga skleroza.
Nga veprimet hetimore paraprake në vendngjarje, kjo shtetase dyshohet të ketë rreshkitur dhe rënë, për shkak të terrenit dhe si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën.
Ndaj trupit të pajetë të 82-vjeçares do të kryhet ekspertizimi mjeko-ligjor. Ndërkaq, grupi hetimor po punon për dokumentinin me prova ligjore të ngjarjes.
#Ishte #larguar #nga #banesa #gjendet #pajetë #në #pyll #moshuara #në #Elbasan #Dyshohet #kishte #rrëshkitur #dhe
Java News