Aktualitet

Leao nuk luajti asnjë minut dje, Fosneca: Milani është më i rëndësishëm se disa lojtarë!

Rafael Leao u ul në stol ndërsa AC Milan u përball me Udinese mbrëmë dhe qëndroi aty për të gjithë ndeshjen. Më pas Paulo Fonseca ka folur për mediat në konferencën për shtyp dhe ka shpjeguar vendimin e tij.

Leao është një nga yjet e Milanit dhe disa ishin ndoshta pak të befasuar kur e panë atë në stol mbrëmë, veçanërisht pasi kuqezinjtë kishin shumë nevojë të fitonin.

Pas ndeshjes, më konkretisht gjatë konferencës për shtyp, Fonseca u pyet për mos aktivizimin e Leaos dhe çfarë e shtyu atë të merrte këtë vendim. Trajneri, siç transkriptohet nga MilanNews, theksoi:

“Ndoshta është e çuditshme për ju të mos e shihni Rafën, por kjo duhet të jetë normale. Nuk është normale të shohësh Leaon në pankinë, por është normale për mua kur them se skuadra është më e rëndësishme, Milani është më i rëndësishëm se disa lojtarë.”

“Sot vendosa të lë Okafor dhe Chukwueze të luajnë, ndoshta nesër do të jetë radha e Leaos. Të mos krijojmë një rast, sepse nuk ka një të tillë. Leao ishte i respektueshëm, i kënaqur në dhomat e zhveshjes dhe kjo është gjëja më e rëndësishme për mua. Tani do të përgatitem për ndeshjen e radhës dhe ndoshta Leao do të kthehet për të luajtur”.

“Ai duhet të përgatitet mirë sepse ne kemi nevojë për Rafa”, përfundoi trajneri.

/ Sport



#Leao #nuk #luajti #asnjë #minut #dje #Fosneca #Milani #është #më #rëndësishëm #disa #lojtarë
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button