Haradinaj takon kongresmenin Torres, kërkon që anëtarësimi i Kosovës në NATO të trajtohet në Kongresin Amerikan
Ramush Haradinaj, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, u takua me kongresmenin Ritchie Torres, një mik i madh i shqiptarëve, raporton .
Haradinaj shprehu falënderimet për mbështetje e vazhdueshme që SHBA-të i ofrojnë Kosovës dhe theksoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve bilaterale.
Gjatë takimit, ai informoi kongresmenin për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe kërkoi që tema e anëtarësimit të shpejtë të Kosovës në NATO të trajtohet në Kongresin Amerikan.
Haradinaj theksoi se partneriteti strategjik me SHBA-të është një garanci për suksesin e vendit dhe shprehu angazhimin e tij për ta forcuar këtë marrëdhënie çdo ditë.
#Haradinaj #takon #kongresmenin #Torres #kërkon #që #anëtarësimi #Kosovës #në #NATO #të #trajtohet #në #Kongresin #Amerikan
gazetablic.com