Aktualitet
Aksident tragjik në vendin e punës, humb jetën shqiptari në Itali

Një aksident tragjik ka ndodhur në Borello të Italisë, ku në një kantieri ndërtimi ka humbur jetën një punëtor shqiptar.
Mediat italiane bëjnë me dije se 62-vjeçari me iniciale A. M., humbi jetën teksa po drejtonte një buldozer të vogël Bobcat, pak pas orës 12:15 të së premtes 18 tetor.
Dinamika e aksidentit është zbardhur pjesërisht. 62-vjeçari po lëvizte bobcat-in teksa ngarkonte mjetin në një kamion. Për të lejuar manovrën, si gjithmonë në këto raste, ishin vendosur dy rampa për të lejuar ngjitjen e buldozerit.
Në momentin që buldozeri po lëvizte në rampa, ai papritur u përmbys dhe punëtori u përplas mes automjetit dhe asfaltit, duke ndërruar jetë në vend.
#Aksident #tragjik #në #vendin #punës #humb #jetën #shqiptari #në #Itali
Java News