Sport

Lojtarët tanë duhet të jenë më shumë kavalierë… –

Laçi ka gjetur pak frymëmarrje në rezultate me ndërrimin e trajnerit. Te kurbinasit ka mbërritur Francesko Moreiro, që debutoi me fitore në shifrat 3-1 ndaj Vllaznisë. Shkodranët shënuan të parët falë një autogoli të pafat të Dajsinanit në minutën e 17. Por ndryshe nga më parë, Laci jo vetëm që është kundërpërgjigjur, por ka përmbysur ndeshjen.

Papa riktheu baraspeshën e ndeshjes në minutën e 44, për ta mbyllur pjesën e parë në 1-1. Gjithcka u vulos në dy minuta sa i përket fitores së Lacit. Fillimisht ishte Mjaki në minutën e 53 që gjeti rrjetën, ndërsa vetëm dy minuta më vonë, Melo siguroi gjithçka në 3-1. Ndërkohë derbi i cuditshëm i kryeqytetit që u zhvillua në Vlorë, Tirana-Dinamo, ka përfunduar 0-0. VAR i anuloi gola të dy ekipeve, në fillim Soler dhe më pas Vilës. Nga ana tjetër Egnatia ka marrë një pikë me vlera kundër Teutës pasi e mbylli ndeshjen me dy lojtarë më pak pas ndëshkimit me karton të kuq të Dulysse dhe Guma, por në fund takimi u mbyll 0-0. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve në “RTSH Sport”:

Martini: “Nëse do të më pyesnit para ndeshjes, do të kisha firmosur për një barazim me Egnatian. Por tani, duke ditur që ata luajtën për një pjesë loje me një lojtar mangut, nuk më kënaq. Duhej të fitonim. I thashë lojtarëve që duhej të luanim sikur të ishim barabartë në fushë. Dolëm në pjesën e dytë dhe Egnatia po qarkullonte topin në 20 minutat e para, kjo nuk duhej të ndodhte, është e pafalshme për ne. Më pas filluam të ushtronim presionin, por duhet të tregohemi më shumë kavalierë, të japim asiste dhe jo të godasim vetë në portë gjithmonë se ndodhi në dy raste”.

Shkëmbi: “Patëm momentet tona të mira, sidomos në pjesën e dytë, në pjesën e parë nuk ishim ashtu siç duhet dhe prisnim, disa lojtarë hynë me vonesë në lojë. Kishim disa raste në pjesën e dytë, por në futboll duhet të shënosh dhe të mos thuash vetëm: “Fati, fati, fati”. Pashë mosbesim te disa lojtarë në pjesën e parë që nuk më pëlqeu. Kur nuk luan një pjesë loje, atëherë është e vështirë që të thuash se luajtëm mirë”.

Brdaric: “Nuk dua të flas për mungesat. E nisëm ndeshjen shumë mirë, kishim mundësitë tona dhe gjetëm golin. Pastaj kishim mundësi për të shënuar edhe golin e dytë, por nuk ia dolëm. Në fundin e pjesës së parë, me një dy aksione, Laci shënoi golin e barazimit. Ishte pozicion jashtë loje, jo gol i rregullt, nuk e kuptoj se përse e konsideruan si gol të rregullt. Në pjesën e dytë prisja që të vazhdonim po njësoj si në fillim, por jo, nuk e prisja këtë tërheqje kaq të madhe. Do të japim hapësirë të rinjëve dhe ata duhet të na tregojnë se çfarë vlerash kanë për të qenë pjesë e Vllaznisë”.

 

 

#Lojtarët #tanë #duhet #të #jenë #më #shumë #kavalierë..
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button