Aktualitet

I shoqëruar nga avokati, ish-ministri Arben Ahmetaj paraqitet në SPAK

Ish-Ministri i Financave Arben Ahmetaj është paraqitur paraditen e kësaj të enjteje në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion.

Bëhet e ditur se Ahmetaj është thirrur në SPAK, në kuadër të hetimeve që po bëhen ndaj këtij të fundit për 4 akuza, për shpërdorim detyre, korrupsion, pastrim parash dhe përfitime të paligjshme.

Gjatë paraqitjes në SPAK, ai qenë i shoqëruar nga avokati tij Henrik Ligori, ndërsa dyshohet se gjatë ditës së sotme mund t’i komunikohet akuza nga Prokuroria e Posaçme.

Kujtojmë se pak javë më parë Gjykata e Lartë rrëzoi ish-zv. kryeministrin Arben Ahmetaj i cili kishte bërë rekurs kundër vendimit për kontrollin e vilës në Hamallaj, në pronësi të bashkëjetueses së tij Erjola Hoxha. Gjykata ka rrëzuar Ahmetajn dhe Hoxhën, duke lënë kështu në fuqi vendimin në Apelin e GJKKO.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button