Rikthehet Superliga – Vllaznia për fitore në Laç, ndryshon orari për derbin Tirana-Dinamo
Kjo fundjavë do të mbyll dhe fazën e parë në Kategorinë Superiore. Spikat derbi i kryeqytetit Tirana-Dinamo në Vlorë. Bardheblutë në situatën ku ndodhen, me 9 pikë pas 8 javësh, kërkojnë me detyrim vetëm fitoren ndërsa Dinamo synon të konfirmohet si ekip pretendent për FINAL FOUR.
Derbi i kryeqytetit do të luhet në orën 14:00 në stadiumin Flamurtari në Vlorë. Orari i sfidës është zyrtarizuar këtë të premte dhe pas shumë diskutimesh u vendos që ky takim të luhet në mesditë. Kjo për shkak se ky stadium ka problem me sistemin e ndriçimit.
Impianti nuk ka marrë licencën për ndeshje me drita dhe FSHF-ja nuk dha ka dhënë leje që takimi të zhvillohej me ndriçim artificial. Për këtë arsye Tirana-Dinamo do të zhvillohet në orën 14:00, nën dritën e diellit.
Në anën tjetër kampionët e Egnatias luajnë e Teutën në shtëpi ndërsa Vllaznia udhëton në Laç për fitoren e katërt radhazi.
Të treja takimet do të luhen në orën 14;00 ndërsa dy ndeshjet e tjera do të zhvillohen të dielën, Elbasani pret Partizanin ndërsa Skënderbeu udhëton në Ballsh.
“Kemi shumë mungesa dhe tani është momenti për disa lojtarë që të tregojnë pse janë pjesë e Vllaznisë. Në Laç, do luajmë me formacion ndryshe. Duhet ti marrim të gjitha masat, që të sigurojmë 3 pikë me Laçin. Do t’ja bëjmë dhuratë tifozëve, e dimë që jemi pa tifozë dhe do të jetë e vështirë po jemi mësuar gjatë karantinës që kemi luajtur pa ata. Objektivi është të marrim vetëm 3 pikë. Ne jemi ekip në rritje, kushtet nuk kanë qenë mirë, nuk kemi bërë stërvitje në fushë me bar, por në fushë që nuk lëviz shumë topi, si “Reshit Rusi”, po shpresojmë që të gjithë të japim maksimumin”, tha trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç.
/a.r
#Rikthehet #Superliga #Vllaznia #për #fitore #në #Laç #ndryshon #orari #për #derbin #TiranaDinamo
Java News