“Është merita jote që ke marrë ftesën”, Modriçi shqiptar tregon çfarë i tha Silvinjo në Kombëtare: Nëse vazhdon kështu… –

Feta Fetai, së bashku me Adrion Pajazitin, ishin befasia e listës së Silvinjos për ndeshjet e tetorit. Mesfushori që ka marrë edhe nofkën si “Modriçi shqiptar” ka bërë realitet ëndrrën e tij për të qenë pjesë e ekipit A, pavarësisht faktit se ende nuk e ka bërë debutimin e tij. Në një intervistë për emisionin “ABC e mëngjesit” në “ABC News”, Fetai ka zbuluar fjalët që Silvinjo i ka thënë gjatë grumbullimit.
“Duhet të punosh shumë fort. Është merita jote që ke marrë ftesën. Puno fort, sepse ne i përcjellim të gjithë lojtarët shqiptarë. Nëse vazhdon kështu, normale që do të kesh vazhdimësi”, janë fjalët me të cilat Silvinjo i është drejtuar Feta Fetait./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
#Është #merita #jote #që #marrë #ftesën #Modriçi #shqiptar #tregon #çfarë #tha #Silvinjo #në #Kombëtare #Nëse #vazhdon #kështu
SportExpress