Aktualitet

Dogjën xhaketën që të ruajnë kuletën!

Nga Azgan Kaklaj

Shëmtimi politik i radhës është grahma e fundit e një të vetëvrari politik!

Askush nuk dyshon më se Sali Berisha jo vetëm nuk synon bashkimin real opozitar dhe marrjen e pushtetit politik por është kthyer në aktor pa maskë në ballon e karnavaleve me balet-maestro teknokratin Edi Ramën.
Kjo situatë ku e zhyti emrin, simbolet dhe siglën e grabitur të PD-së Sali Berisha bëri që me dt 15-të tetor Komisioni Europian të mos e konsideronte fare opozitën “non grata” megjithese dihet që situata politike e brendshme është parësore në çeljen e negociatave.
Me disa histerikë e eunukë politikë si Dash Sula, me “Lajet” e këshillit si Dhurata Çupi e Albana Vokshi vetëm sa përfundohet fjalimi i përmortshëm në funeralin e Rithemelimit.
Në një aksion politik nuk janë vetëm xhestet e fabulat e zgjedhura për të tërhequr vëmendjen dhe elektoratin apo për të sensibilizuar ndërkombëtarët.
Rëndësi paralele kanë dhe aktorët që përformojnë.
Sado regji ekselente të mundohesh të bësh kur aktorët janë mediokër të provuar, të papërsonalitet dhe të tejkonsumuar jo vetëm të pret dështimi por dhe vetëshkatërrimi.
Të imitosh guerilet e Hamas-it, Hesbullah-ut apo Huth-it në zemër të Europës është çmenduri dhe këtë po e ushqen “Ajetullahu”i Ballkonit Sali Berisha në akord pas kuintave me Sulltan Ramën.
Tashmë duket sheshit se interesit e frikës personale që i ka pllakosur po i vinë në ndihmë edhe sponsorë dashakeq të këtij vendi të cilëve në kontekstin gjeopolitik ku ndodhet rajoni, kontinenti e globi ju intereson një çoroditje e destabilizim edhe i Shqipërisë.
Edhe më fanatiku idhtar’ i grupimit të foltores tani e ka të qartë se pushteti nuk është më as vegim apo endërr…!
Po luftohet thjesht për një “kauzë” që djeg karriket dhe xhaketën për të siguruar prapanicën politikisht dhe për të ruajtur kuletën.
Por kjo lojë taahmë e dekonspiruar e dyshes Berisha -Rama nuk pritet të shkojë gjatë.
Paralelisht me autokracinë që po shndërrohet në teokraci dhe talebano-opozitën me qytetari e vizion politik, me program e struktura solide, me vizion të qartë jo vetëm për fitoren por dhe mirëqeverisjen qëndron Harku Opozitar Euroatlantik.
Ai ka jo vetëm favorin e situatës por dhe bekimin e aleatëve.
Oferta e re qeverisëse e opozitës së vërtetë ndryshon nga ajo e grabitësve të vulës dhe nga xhaketa e Dash Sulës.
Ndryshin nga bluza e zhytjet në puse kënete të Ilir Celtikut.
Ndryshon totalisht nga sistemi i krimbur e gangrenizuar autokratik i karrikaturistit Edi Rama.
Ndryshon nga “rinia” politike e Dash Shehit e mjekra e ralluar e Enkejd Bejt’, të cilët u bashkuan për tu bërë bashkë me doktorr pulkazin e për ti sherbyer si patericë apo nevojë Edi Ramës.
Por shresa e vetme është një alternativë e vërtetë fituese e cila në vitin 2021 me konspiracion të ndyrë tashmë të identifikuar u tjetërsua.
Faktet për këtë janë të pakontestueshme.
Verdikti i sovranit u tjetersua në vitin 2021.
Lulzim Bashës i grabitën karrigen e kryeministrit Triumvirati Berisha & Rama & Meta.
Ky trinom famëkeq është besatuar përsëri për të ruajtur sundimin me çdo çmim.
Është koha e mbrâme politike që ky vend të nxjerrë në betejë dalëzotës real…dhe kjo do të ndodhë.
Dalëzotësit real duhet që përtej hatërmbetjeve, utilitarizmit përsonal të krijojnë një ansambël politik dhe në aleancë me qytetarët e aleatët euroatlantik’ të shembin establishmentin e vjetër.

#Dogjën #xhaketën #që #të #ruajnë #kuletën
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button