Aktualitet

“Ke parë film sot në drekë?”, Manja ngre tonet me analistin: Nuk ka pasur polici në Parlament!

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja dhe analisti Arion Sulo janë përfshirë në një debat në emisionin “Top Story” në Top Channel.

Shkak u bë ndërhyrja e Sulos për përplasjet sot në Kuvend, ku Maja iu drejtua duke i thënë “Ke parë ndonjë film sot në drekë? Nuk ka pasur polici në Parlament”.

Pas kësaj deklarate nga ministri, analisti tha se Shqipëria nuk është gati për negociatat me BE-në.

Pjesë nga debati në studio:

Manja: E dini ju që në procesin screening ka shkëlqyer organet e drejtësisë? Kush është pa integritet këtu?

Sulo: Ndërhyrja e policisë sot në Kuvend…

Manja: Ke parë ndonjë film sot në drekë?

Sulo: Ky është përdorimi i shtetit… ndaj ju nuk jeni gati për negociatat. Po mohove policinë sot në Parlament… Grada është në konflikt me policinë dhe thotë ‘kush e solli policinë?’

Manja: Çfarë përfiton Shqipëria? 922 milion euro, një pjesë grant dhe një pjesë kredi e butë. Këto nuk janë premtime.

#parë #film #sot #në #drekë #Manja #ngre #tonet #analistin #Nuk #pasur #polici #në #Parlament
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button