Aktualitet

Organizator i aktit që nisi luftën një vit më parë/ Izraeli: Mund të kemi vrarë kreun e Hamasit

Një zyrtar i lartë izraelit ka deklaruar se nisur nga vlerësimet aktuale të institucioneve të sigurisë ka shumë gjasa që terroristi i vrarë nga IDF të jetë udhëheqësi i Hamasit, Yahya Sinwar.

IDF tha pak më parë se po vlerëson nëse një nga tre terroristët e vrarë së fundmi nga forcat e saj në Gaza ishte Sinwar, duke shtuar se nuk u gjetën pengje në ndërtesën ku u vranë treshja.

Kërcënimet e bëra ndaj ndërtesave në qendër të Bejrutit të enjten, duke përfshirë zyrat e televizionit Al-Jazeera të Katarit dhe ambasadës norvegjeze, mendohet se kanë qenë të rreme, thotë një burim libanez i sigurisë dhe një burim diplomatik për Reuters.

Al Jazeera tha më herët se zyra e saj në qendër të Bejrutit ishte evakuuar pasi ndërtesa mori disa paralajmërime, pa thënë se kush i dha ato. Ambasada e Norvegjisë u evakuua gjithashtu pas një “kërcënimi për bombë”, tha ministria e jashtme norvegjeze.

Nga ana tjetër, ushtria izraelite vëren se nuk kishte pengje të pranishme në zonën ku u vranë tre terroristët.

Kishte raporte se Sinwar ishte fshehur mes pengjeve, duke i përdorur ata si mburoja njerëzore.

“Forcat IDF dhe Shin Bet që veprojnë në zonë vazhdojnë të operojnë nën kujdesin e nevojshëm” shton ushtria.

IDF lëshon deklaratën e saj pasi thashethemet në lidhje me incidentin filluan të përhapen gjerësisht në internet.

Channel 12 raporton se trupat hapën zjarr dje ndaj një grupi terroristësh në katin e parë të një ndërtese. Kur ata hynë më pas në ndërtesë, ata kuptuan se një nga terroristët e vdekur “i ngjante shumë” Sinwar.

Raporti televiziv thotë se parashikohet që një identifikim i fortë do të zgjasë disa orë dhe se trupi që mund të jetë ai i Sinëar do të merret për testim të ADN-së.

#Organizator #aktit #që #nisi #luftën #një #vit #më #parë #Izraeli #Mund #të #kemi #vrarë #kreun #Hamasit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button