Aktualitet

E rëndë në Sarandë! Makina del nga rruga dhe bie në oborrin e një banese, 4 turistë të lënduar

Një aksident automobolistik ka ndodhur në vendin e quajtur “Ujëvara e Borshit” në rrethin e Sarandës, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:10 të ditës së sotme. Mjeti, që drejtohej nga 71-vjeçari A.Sh., përfundoi në oborrin e një banese. Brenda mjetit ndodheshin edhe 4 turistë të huaj, të cilët mbetën të lënduar nga ky aksident.

Ata u dërguan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

/a.r

#rëndë #në #Sarandë #Makina #del #nga #rruga #dhe #bie #në #oborrin #një #banese #turistë #të #lënduar
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button