Mediat serbe: Picula raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, për Kosovën e BeH-në do të jetë dikush nga Partia Popullore Evropiane

Deputeti i Parlamentit Evropian nga Kroacia, Tonino Picula, do të bëhet raportuesi i ri i këtij organi për Serbinë, mëson jozyrtarisht Novosti.
Sipas kësaj gaszete, Parlamenti Evropian ka përcaktuar zyrtarisht se cilat grupe politike do të jenë në krye të Ballkanit Perëndimor, ndaj raportuesi i ri për Serbinë e Shqipërinë do të jetë nga Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve.
Raportuesi për Bosnje dhe Hercegovinën dhe Kosovën do të jetë nga Partia Popullore Evropiane, për Malin e Zi nga Reneë Europe, ndërsa raportuesi nga grupi i Gjelbër do të jetë në krye të Maqedonisë së Veriut.
#Mediat #serbe #Picula #raportuesi #Parlamentit #Evropian #për #Serbinë #për #Kosovën #BeHnë #të #jetë #dikush #nga #Partia #Popullore #Evropiane
gazetablic.com