Aktualitet

Zëdhënësi i Qeverisë e mohoi, Pacolli: Pyete Kurtin e Osmanin, me kërkesë të tyre fola me Radoiçiqin për zgjedhjen e presidentes

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli i ka kërkuar zëdhënësit të Qeverisë, Përparim Kryeziu që ta pyes kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani në vend se ta mohojë një telefonatë që deputeti thotë se e kishte pasur me Milan Radoiçiqin në prezencë të të dy krerëve të shtetit, dhe me kërkesë të tyre.

“Është e vrazhdë, si zëdhënës i qeverisë, të përhapësh të pavërteta! Ju lutem, para se të jepni deklarata të pavërteta, pyesni, së pari Kryeministrin dhe Presidenten. Ata do t’ju tregojnë se telefonata është bërë me kërkesën e tyre, për të siguruar prezencën e një deputeti shtesë”, shkroi ai në një postim në Facebook, duke iu referuar ditës së 3 prillit të vitit 2021, para se Osmani të zgjidhej presidente të nesërmen.

“Unë nuk kam pasur nevojë për vota, dhe do të ishte absurde që ta bëja këtë telefonatë pa kërkesën e tyre, për te cilët ata kishin nevojë!”, thotë Pacolli.

Deputeti thotë se Kurti dhe Osmani do të mund t’ia tregojnë zëdhënësit “rrethanat e telefonatës”.

“Ata do t’ju tregojnë gjithashtu për rrethanat e telefonatës, që u bë në praninë e tyre, nga zyra private e Kryetares së atëhershme të Kuvendit, në orët e para të ditës kur ndodhi votimi për Presidenten. Si rezultat i kësaj telefonate, u sigurua prezenca e deputetit Adem Hodža, ne momentin e votimit te presidentës”, shkruan Pacolli.

Ai thotë se “zbardhja publike e këtij rasti nuk ka të bëjë me ndonjë skenar të caktuar”.

“Dje, u pyeta në mënyrë eksplicite nga gazetari dhe nuk kam mundur të devijoj, të mos them të vërtetën!”, shkroi Pacolli.



#Zëdhënësi #Qeverisë #mohoi #Pacolli #Pyete #Kurtin #Osmanin #kërkesë #të #tyre #fola #Radoiçiqin #për #zgjedhjen #presidentes
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button