Sondazhi për “të vegjëlit”: Lapaj kryeson mendimin pozitiv, Shehaj negativ, Shabani njihet më pak

Gjatë periudhës 22 Shtator- 02 Tetor 2024 Datacentrum dhe Barometri – Euronews Albania ka pyetur ballë për ballë 1000 qytetarë në gjithë Shqipërinë lidhur me pëlqyeshmërinë e liderëve kryesorë politikë në vend dhe liderët e partive të reja.
Të pyetur nga Barometri Euronews – Albania lidhur me mendimin pozitiv apo negativ për liderët e partive apo lëvizjeve të reja politike, lideri me përqindjen më të lartë të mendimit pozitiv është Adriatik Lapaj me 46.2%, ndjekur nga Agron Shehaj 41.7%, Arlind Qori 31.3% dhe Endri Shabani 23.8%.
Radhitja e liderëve të rinj lidhur me mendimin negativ kryesohet nga Agron Shehaj 33.4%, ndjekur nga Endri Shabani 26.8%, Arlind Qori 24.5% dhe Adriatik Lapaj 24.4%.
Lidhur me renditjen e tyre në lidhje me nivelin e njohjes, më pak i njohur mes tyre është Endri Shabani për të cilin 42.8% e të intervistuarve përgjigjen “Nuk e njoh”, ndjekur nga Arlind Qori 36%, Adriatik Lapaj 22.8% dhe në fund Agron Shehaj 16.8%.
/a.r
#Sondazhi #për #të #vegjëlit #Lapaj #kryeson #mendimin #pozitiv #Shehaj #negativ #Shabani #njihet #më #pak
Java News