Aktualitet

Dhunuan Klea Prengën dy muaj më parë, dorëzohen në polici motrat Antonela dhe Marinela Berisha

Dy muaj pas shpalljes në kërkim, për rrahjen e Klea Prengës, dy motrat Antonela dhe Mariela Berishaj janë vetëdorëzuar në drejtorinë e policisë në Tiranë.

Klea Prenga u dhunua barbarisht nga motrat Berishaj teksa ishte duke darkuar në një restorant në kryeqytet mbrëmjen e 6 gushtit 2024 dhe teksa ishte duke ngrënë motrat e kanë goditur me sende të forta, shishe qelqi, duke i shkaktuar dëmtime të konsiderueshme në fytyrë.

Dy motrat, Antonela dhe Mariela Berishaj akuzohen për plagosje të rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim dhe rrezikojnë burg deri në 10 vjet. Fillimisht u dyshua se ato ishin larguar nga Shqipëria për në Dubai.

#Dhunuan #Klea #Prengën #muaj #më #parë #dorëzohen #në #polici #motrat #Antonela #dhe #Marinela #Berisha
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button