Aktualitet

Në Islamabad mbahet takimi i 23-të i krerëve të qeverive të OBSh-së

Të mërkurën në Islamabad të Pakistanit u mbajt takimi i 23-të të Krerëve të Qeverive të Shteteve Anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (OBSh)

Në këta takim kryeministri kinez Li Qiang u shpreh që Kina dëshiron të punojë sëbashku me palët e ndryshme për ta realizuar konsensusin e arritur nga udhëheqësit e vendeve të OBSh-së. Ai paraqiti katër propozime. Së pari, forcimi i ndërlidhjes strategjike dhe hartimi i “udhërrëfyesit” të bashkëpunimittë OBSh-së në dekadën e ardhshme. Së dyti, zgjerimi ibashkëpunimit praktik dhe thellimi i bashkëpunimit nëfushën e pakësimit të varfërisë, të ekonomisë digjitale, tëzhvillimit të gjelbër etj., duke forcuar lehtësimin e tregtisë e të investimeve rajonale dhe nivelin e ndërlidhjes. Së treti, përballimi aktiv i rreziqeve kryesore , shpejtimi i ndërtimit të qendrës së përgjithshmet të përballimit të rreziqeve e sfidave ndaj sigurisë, të qendrës së kontrollit të drogës etj. Së katërti, zgjerimi ishkëmbimeve njerëzore.

Pjesëmarrësit në takim u shprehën se palët e ndryshme duhet të forcojnë ndërlidhjen e nismës “Një brez, njërrugë” me ndërtimin e Bashkimit Ekonomik Euroaziatik, të thellojnë bashkëpunimin në fushën ekonomiko-tregtare, të sigurisë etj., të shtojnë shkëmbimet njerëzoredhe të zbatojnë multilateralizmin, për të nxitur paqen dhelulëzimin e përbashkët rajonal e global.

#Në #Islamabad #mbahet #takimi #23të #krerëve #të #qeverive #të #OBShsë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button