Debati për “bukën” e ushtrisë, reagon Vetëvendosje: Ata vetëm 4 mln, ne 250 mln euro për armatim
“Pse gjithë ky siklet me Qeverinë Kurti?!” Kështu nis reagimi i Lëvizjes Vetëvendosje, sipas së cilës “sulmet” ndaj Qeverisë për çështjen e ushqimit në Forcën e Sigurisë së Kosovës po bëhen për shkak të shpenzimeve për blerjen e armatimit.
“Vetëm 4 milionë euro i kanë shpenzuar për blerje të armatimit ata që sot kinse shqetësohen për Ushtrinë. Qeveria Kurti për 3 vjet e gjysmë ka shpenzuar rreth 250 milionë euro për blerje të sistemeve të armatimit”, thuhet nga LVV.
Një seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit u mbajt të hënën për të diskutuar çështjen e furnizimit me ushqim të ushtarëve të FSK-së, deputetët e pushtetit e bojkotuan.
Deputetët e PDK-së, LDK-së e AAK-së e akuzuan Qeverinë për korrupsion në Ministrinë e Mbrojtjes, ndërsa e konsideruan shqetësuese situatën në FSK. Seanca u ndërpre në mungesë kuorumi për ta votuar një rezolutë që kërkonte zgjidhjen e menjëhershme të këtij problemi dhe dorëheqjen e ministrit, zëvendësministrit dhe zyrtarëve të tjerë në Ministrinë e Mbrojtjes.
/a.r
#Debati #për #bukën #ushtrisë #reagon #Vetëvendosje #Ata #vetëm #mln #mln #euro #për #armatim
Java News