Aktualitet

Osmani për viktimat e dhunës në luftë: Do të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se drejtësia duhet të vihet në pah për të mbijeturat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Të mërkurën në një konferencë të organizuar nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), Osmani ka theksuar se kjo betejë kërkon këmbëngulje dhe guxim të jashtëzakonshëm.

“Duhet të luftojmë që historia të mos përsëritet. Padrejtësitë nuk duhet asnjëherë të kalojnë në heshtje dhe pa i bërë fajtor përgjegjësit për krimet e bëra. Andaj lufta jonë e përbashkët duhet të jetë për drejtësi. Kjo betejë kërkon këmbëngulje dhe guxim te jashtëzakonshëm”, ka deklaruar ajo.

Derisa, presidentja ka përmendur njërën ndër viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, Vasfijen e cila tha se është zëri i fuqishëm dhe i guximshëm e të mbijeturave në Kosovë dhe në botë.

“Vasfija ka arritur të përçojë zërin e fuqishëm dhe të guximshëm të të mbijetuarve në Kosovë dhe në botë. Faleminderit që keni arritur qe këtë dhimbje të Kosovës ta shndërroni në mesazh sensibilizimi. Keni arritur ta dëshmoni gjithkund në botë se ata qe kanë menduar ta çnderojnë Kosovën nuk kanë arritur asnjëherë se ju jeni krenaria dhe vetë nderi i Kosovës. Mbështetja jonë për ju nuk do te ndaletm por do të rritet dhe do të vazhdojë”, ka potencuar presidentja.



#Osmani #për #viktimat #dhunës #në #luftë #të #vazhdojmë #të #kërkojmë #drejtësi
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button