Debatet për ligjin për shkencën, rektorët nuk tërhiqen: Drafti të pezullohet, shkel ligjin dhe lirinë akademike
Rektorët e universiteteve publike dhe private janë bërë bashkë për të kundërshtuar projektligjin për shkencën. Edhe pas seancës dëgjimore në komisionin e edukimit, kryesia e konferencës së rektorëve është e palëkundur nga qëndrimi për kthimin mbrapsht të draftit.
Nënkryetari i Konferencës së Rektorëve Tonin Gjuraj, njëherësh rektor i universitetit të Shkodrës, thotë se Universitetet mbështesin hartimin e një ligji për shkencën, por jo variantin që po diskutohet në komisione, i panjohur më parë nga institucionet e arsimit të lartë.
Universitetet theksojnë se drafti i sjellë nga qeveria bie ndesh me ligjin e arsimit të lartë, pasi shkel autonominë universitare dhe lirinë akademike, transmeton A2.
Pikat më të debatuara të projektligjit për shkencën janë neni 7 dhe 9. Referuar këtyre neneve veprimtaria shkencore e universiteteve vlerësohet nga Akademia e Shkencave dhe Ministria e Arsimit, ndërsa në Këshillin Kombëtar të Shkencës, universitetet përfaqësohen me vetëm 4 anëtarë nga 19 anëtare që ka këshilli me shumicë nga politika, raporton A2.
Konferenca e rektorëve i kërkuar kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali të pezullojë shqyrtimin e ligjit për shkencën. Për drejtuesit e universiteteve kjo nismë duhet të marrë kohën e duhur për të qenë në përputhje më kërkesat e Bashkimit Europian.
Pavarësisht kërkesës së rektorëve duket se mazhoranca nuk ka ndërmend të tërhiqet nga projektligji. Një ditë pas debateve në komisionin e medias, komisioni i ekonomisë dhe Financave miratoi të martën në draftin e qeverisë në vetëm pak minuta.
/a.r
#Debatet #për #ligjin #për #shkencën #rektorët #nuk #tërhiqen #Drafti #të #pezullohet #shkel #ligjin #dhe #lirinë #akademike
Java News