Aktualitet

Kërkohen hetime kundër Izraelit, alarmi i OKB për veriun e Gazës: Situata është dëshpëruese

Situata në Gazën veriore është tepër dëshpëruese. Alarmin e lëshon Organizata e Kombeve të Bashkuara, pasi shpërndau ndihmën e parë ushqimore të lejuar në zonë në më shumë se dy javë. Rreth 400 mijë palestinezë mbeten në Gazën veriore, sipas OKB-së, që dënoi “numrin e madh të viktimave civile në ditët e fundit”.

Qindra njerëz raportohet se janë vrarë që kur Izraeli nisi një ofensivë në veri, për të cilën tha se ishte për të çrrënjosur luftëtarët e Hamasit që ishin rigrupuar. Vetëm në orët e fundit raportohet për të paktën 45 persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në enklavën palestineze. Ndërsa gjatë të hënës në Gaza u vranë tragjikisht 15 fëmijë.

“Asnjë zonë nuk është më e sigurt”, thekson UNICEF. Ndërkohë, OKB kërkon një hetim të shpejtë, të thellë dhe të pavarur për sulmin e Izraelit që vrau 22 persona dje në Liban. Mes viktimave ishin 12 gra dhe 2 fëmijë.

/a.r

#Kërkohen #hetime #kundër #Izraelit #alarmi #OKB #për #veriun #Gazës #Situata #është #dëshpëruese
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button