Aktualitet

Gruaja e Elvis Naçit flet për Hatixhen e Tik-Tokut: S’është modeli më i mirë! Besoj se e bën për marketing

Fatma Naçi në një intervistë ndryshe foli gjatë për jetën e saj, familjen, si dhe bashkëshortin dhe projektet e Elvis Naçit.

Ndër të tjera, Fatma u pyet nga moderatorët për vajzat besimtare me shami, të cilat reklamojnë jetën e luksit në rrjetet sociale, siç është rasti i Hatit që tashmë e njohin të gjithë në Tiktok.

Fatma tha se në fenë islame nuk është e ndaluar të shijosh mirësinë e kësaj bote, ndërsa tha se nuk e lejon as feja e as edukata të paragjykojë personin në fjalë.

-Ç’qëndrim ke në lidhje me vajzat që përdorin rrjetet sociale, veçanërisht rastin Hati, vajzat me shami që e përdorin për të reklamuar jetën e luksit.

Fatma Naçi: Në parim në fenë islame nuk është e ndaluar të shijosh mirësitë e kësaj bote dhe botës tjetër thotë Zoti. Zoti nuk i ka bërë të ndaluara, por mënyra sesi kërkon të jesh e famshme, kjo nuk është modeli më i mirë për mendimin tim. Nuk kam të drejtë ta paragjykoj, nuk ma lejon as feja as edukata.

-A është mburrja një mëkat në Islam?

Fatma Naçi: Nuk mund të paragjykoj një njëri, mendoj se po e bën për marketing. Jam një ndjekëse e keqe e rrjeteve sociale, vajzat më kanë thënë çfarë mendon ti dhe aty e kam marrë vesh.

/a.r

#Gruaja #Elvis #Naçit #flet #për #Hatixhen #TikTokut #Sështë #modeli #më #mirë #Besoj #bën #për #marketing
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button