Aktualitet

“Nuk është detyra e SPAK”, eksperti i kriminalistikës del me deklaratën e fortë: Nuk ka shkelje të marrëveshjes por janë të tjera arsye të forta

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa komentoi në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania deklaratën e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi ditën e djeshme sa i takon tensioneve në kampin e muxhahedinëve në Manzë.

Softa tha se Çuçi deklaroi se banorët e MEK-ut kanë prishur marrëveshjen dhe se kampi është krijuar për qëllime humanitare e jo politike, ndërsa argumentoi se një deklaratë e tillë është konfliktuale.

“Fakti që SPAK-u nuk merret me veprimtari të kësaj natyre. SPAK-u në vetvete që kur është krijuar, është krijuar për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Atëherë ku kemi korrupsion dhe krim të organizuar brenda kësaj strukture? Ndërsa ne kemi një deklaratë të ministrit i cili thotë se kanë shkelur marrëveshjen sepse është marrë jo për qëllime politike. Duke u nisur nga fakti kush merret dhe kush e ka lëshuar këtë urdhër për të bërë kontrollet, atëherë që këtu kuptojmë se nuk kemi të bëjmë me shkelje të marrëveshjes, por kemi arsye të tjera të forta,” – deklaroi Softa.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button