Aktualitet

“Mos u dekurajoni”, Ballist Morina ‘rikthehet’ pas 10 vitesh për “Autochthonous”: Kam kaluar shumë sfida

Sot janë mbushur plot 10 vite nga ngritja e flamurit “Autochthonous” mbi Beograd. Nuk mund të mungonte një postim nga Ballist Morina, ideatori dhe autori, i cili gjithashtu jep edhe një mesazh për brezin e ri.

Reagimi i Ballist Morinës:

“10 vite AUTOCHTHONOUS, 10 vite lavdi, krenari por edhe 10 vite peripeci, përndjekje, ndalime, paragjykime, përballje, sulme etj.

Pavarësisht të gjithave unë dhe SHOKU i asaj nate nga SHKUPI, MOLOS PARTHINI i kemi mbijetuar sfidave fiks si SHQIPTARIA pushtimeve dhe vuajtjeve ndër vite, dekada dhe shekuj dhe kontributin për vlerat familjare, qytetare dhe at’dhetare do e japim deri n’frymën e fundit.

N’kët përvjetor nuk mund lemë pa përmendur, falenderuar edhe djemtë e kombëtares shqiptare t’futbollit t’asaj nate ku pa reagimin e fuqishëm të tyre n’mbrojtje t’flamurit AUTOCHTHONOUS e gjithë kjo që po përkujtojmë sot nuk do kishte asnji kuptim!

Urojmë gjithë shqiptarëve: Gëzuar ditën e Autoktonëve! Për brezat e rinjë këshillojmë që mbrojtja e vlerave familjare, qytetare dhe at’dhetare ka nji çmim, nganjiherë çmim edhe t’lartë por ju nuk duhet KURRË t’dekurajoheni përballë pasojave pasi mbrojtja e vlerave t’lartpëmendura nuk ka asnji çmim! ZOTI na ruajt t’gjithvë neve!”.

#Mos #dekurajoni #Ballist #Morina #rikthehet #pas #vitesh #për #Autochthonous #Kam #kaluar #shumë #sfida
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button