Sport
Arbër Hoxha, Bajrami, Asani! Të gjithë në fushë, Silvinjo shkon sot në…”all in” kundër Gjeorgjisë –

Një ndeshje vendimtare dhe me vlerën e një finale të luajtur është ajo e sotmja për Shqipërinë kundër Gjeorgjisë. Në rast humbje, kuqezinjtë do të dalin nga gara e Ligës së Kombeve.
Ismajli dhe Silvinjo e kanë shprehur qartë se nga ky takim kërkohen vetëm 3 pikë. Ndërkohë trajneri ynë pritet të shkojë në “all in” me formacionin.
Nga minuta e parë do ta nis në sulm Mirlind Daku, ndërsa nga krahët do të jenë Arbër Hoxha dhe Jasir Asani. Ndërkohë në rolin e Qazim Laçit pritet të jetë Nedim Bajrami. /Sport Ekspres/
#Arbër #Hoxha #Bajrami #Asani #Të #gjithë #në #fushë #Silvinjo #shkon #sot #në…all #kundër #Gjeorgjisë
SportExpress