Dhuna ndaj të moshuarve në Fier, flasin të afërmit: Dëgjuam zhurma, 80-vjeçari ishte shtrirë i mbuluar në gjak

Teksa kanë kaluar 24 orë nga ngjarja e rëndë, ku një çifti i moshuar u dhunua në Povelcë të Fierit, familjarët dhe bashkëfshatarët e tyre ende janë të shokuar.
Në një prononcim për mediat, fqinja e të moshuarve tregon se fillimisht dëgjoi zhurmë dhe doli menjëherë për të parë se c’po ndodhte. Ajo tregon se ka parë 80-vjeçarin të shtrirë e të mbuluar me njolla gjaku.
“Pashë atë të shtrirë, asgjë tjetër. Zhurmë, po bërtiste ajo. I moshuari ishte në gjendje më të rëndë”, tha ajo.
Ndërsa nusja e djalit të të moshuarve tregon se fillimisht i thanë se kishin pësuar aksident për të mos i trembur, ndërsa më pas mësuan për ngjarjen. Ajo pohon se autori ka qënë në gjendje të dehur, ndërsa thekson se edhe pse ka qënë person problematik në zonë , me ciftin e të moshuarve nuk ka pasur asnjëherë probleme.
“Ishim në punë, na morën në telefon e na thanë e ka shtypur makina, për të mos na tronditur. Erdhëm këtu, pyetëm na thanë që e ka goditur një person. Nuk di gjë (motivin). Kishte pirë, ashtu thonin, ishte i dehur”, tha ajo.
Dyert e dyqanit ushqimor vijojnë të jenë të mbyllura, ndërsa i moshuari Namik Rustemi, vijon të mbetet në intubim në Spitalin Rajonal të Fierit , ndërsa bashkëshortja e tij nën kujdesin e mjekëve.
/a.r
#Dhuna #ndaj #të #moshuarve #në #Fier #flasin #të #afërmit #Dëgjuam #zhurma #80vjeçari #ishte #shtrirë #mbuluar #në #gjak
Java News