Aktualitet

Arrestohen tre persona për lëndim trupor dhe armëmbajtje pa leje në Ferizaj

Policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informatë se në rrugën ‘’ Fatmir Kërqeli’’ në Ferizaj është një rast i lëndimit trupor , ku tre persona kanë sulmuar dy persona tjerë , duke iu shkaktuar lëndime trupore.

“Policët e rendit menjëhërë janë nisur në atë drejtim dhe kanë arritur të arrestojnë tre personat e dyshuar : E.F ( M/K) i moshës 19 vjeçar,  dhe A.F ( M/K), i moshës 18 vjeçar dhe  E.M (M/K) i moshës 19 vjeçar, të cilët janë shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj, ndërsa është sekuestruar edhe një pushkë automatike, e cila nuk është përdorur”, njofton Policia e Kosovës.

Të dyshuarit pasi janë intervistuar nga hetuesit policorë, me vendim të prokurorit të shtetit, tre të dyshaurit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore.



#Arrestohen #tre #persona #për #lëndim #trupor #dhe #armëmbajtje #leje #në #Ferizaj
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button