Aktualitet

Sagnol para ndeshjes me Shqipërinë: Jemi po ajo skuadër që habiti Europën pak muaj më parë!

Trajneri i Gjeorgjisë, Willy Sagnol në konferencën për shtyp mbajtur ditën e sotme në ambientet e Federatës Gjeorgjiane të Futbollit (GFF) ka folur mbi rëndësinë e takimit përballë Shqipërisë.

Francezi pret që ekipi i tij të bëjë auto-kritikë pas humbjes me Ukrainën.

“Starti ndaj ukrainasve ishte shumë i dobët. Skuadra u ndez vonë dhe kjo mendoj ishte arsyeja e dështimit. Ne mund të kishim fituar takimin me ukrainasit, ja që nuk ndodhi. Lobvjanidze është një lojtar i rëndësishëm por nuk e ftova sepse nuk përshtatet me modulin e lojës që kisha ndërmend të aplikoja në dy takimet. Problemi ynë më i madh janë krahët mendoj dhe këtë e vura re që në ndeshjen me Republikën Çeke. Njerëzit mendojnë se e fituam atë takim thellë dhe nuk shfaqëm problematika, por nuk është ashtu. Kiteishvili është i gatshëm dhe do të luajë ndaj kombëtares shqiptare. Shpresoj t’a nisim mirë takimin ndaj shqiptarve ashtu siç bëmë ndaj çekëve. Mjafton të bëjmë mirë detyrat. Jemi po ajo skuadër që habiti europën pak muaj më parë”, tha për mediat Sagnol.

Ish-lojtari francez thekson faktin se ecuria pozitive e europianit nuk ka mbaruar vetëm se ndodhi një ndeshje me nota negative. Ai e sheh skuadrën të plotë dhe të mirëorganizuar.



#Sagnol #para #ndeshjes #Shqipërinë #Jemi #ajo #skuadër #që #habiti #Europën #pak #muaj #më #parë
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button