Sport
Ekipet shqiptare njohin rivalët në Conference League

Ekipet shqiptare kanë mësuar kundërshtarët që do të kenë përballë në raundin e parë të Conference League.
Tirana do të luajë kundër Dinamo Batumit të Gjeorgjisë, Vllaznia ndaj Linfield të Irlandës së Veriut, ndërsa Egnatia do të përballet me armenët e Ararat.
Ndeshjet e para do të luhen në 13 korrik, ndërsa ndeshjet e kthimit në 20 korrik.
Ndërkohë, pak më parë, në shortin e Champions League, goglat e vendosën Partizanin përballë Bate Borisov të Bjellorusisë.