Aktualitet

Djali 16 vjeç vret gjyshin dhe gjyshen me thikë e sëpatë

Një djalë adoleshent në Turqi, ka tronditur opinionin publik vendas pasi i mori jetën në mënyrë të pamëshirshme pjesëtarëve të familjes.

Djali 16 vjeçar M.K. vrau gjyshin, gjyshen dhe një person të tretë, duke përdorur thikë dhe sëpatë, raporton noa.al duke cituar mediat lokale.

Tragjedia ndodho në Bursa të Turqisë. Në një shtëpi në lagjen Orhaneli të Bursës, u gjetën trupat e Mustafa Macar (73), Cavidan Aydın (70), gruaja me të cilën jetonte dhe një person i paidentifikuar.

MK (16),q që dyshohet se vrau 3 persona me thikë dhe sëpatë, është dërguar në paraburgim.

Hetimi nxori se këtë të premte 11 tetor, i mituri shkoi në shtëpinë e gjyshit të tij Mustafa Macar për t’i kërkuar para dhe kur ka marrë përgjigje negative, diskutimi mes palëve është shndërruar në sherr.

MK ka vrarë me thikë dhe sëpatë gjyshin e tij Mustafa, gjyshen Cavidan, por edhe një person të tretë që jetonte me çiftin në shtëpi.

Policia tha se në banesën e krimit, 2 kufoma janë gjetur në shtëpi, kurse 1 trup në oborr.

Pas krimit të trefishtë, i dyshuari është arratisur. Por të dielën policia raportoi se 16 vjeçari është arrestuar.



#Djali #vjeç #vret #gjyshin #dhe #gjyshen #thikë #sëpatë
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button