Rektorët kundër ligjit të ri për shkencën, : Është ndryshe nga ai që kishim rënë dakord
Deputetja demokrate Ina Zhupa deklaroi se rektorët e Shqipërisë, në universitete publike dhe private janë shprehur kundër pr/ligjit të ri të shkencës.
Sipas Zhupës, konferenca e rektorëve i ka dërguar një letër kryetares së Kuvendit, Spiropali, ku i shkruan se drafti që ka mbërritur në komisione është ndryshe nga ai që ishte dakordësuar me ta.
“Për këtë projektligj është punuar së bashku me përfaqësues të Konferencës së Rektorëve dhe për projektet e rishikuara, mbi bazën e komenteve te dërguara nga ana jone, ka patur reflektime të here pas hershme.
Me shqetësim konstatojmë se projektligji që ju keni ne shqyrtim, është një variant shumë më ndryshe nga ai që është konsultuar me ne, duke ju rikthyer thuajse, variantit te parë te projektit fillestar, i kundërshtuar nga Konferenca e Rektorëve.
Në këto kushte do te kërkonim pezullimin e procedurave të miratimit të projektligjit dhe të pranoni në fillim te javës që vjen, komentet që do t’ju dërgojë Konferenca e Rektorëve”- shkruhet në letrën dërguar Kuvendit, kryetari i konferencës së rektorëve Prof.Dr Artan Hoxha.
Deputetja Zhupa shton se mbështet konferencën e rektorëve, pedagogët dhe gjithë universitarët e Shqipërisë për të gëzuar autonominë dhe lirinë akademike.
#Rektorët #kundër #ligjit #të #për #shkencën #Është #ndryshe #nga #që #kishim #rënë #dakord
Java News